Sport

Kush është Alain Giresse? – Trajneri potencial i Kombëtares së Kosovës në Futboll


Orët e fundit kanë qarkulluar lajme se trajneri francez, Alain Giresse, do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Kosovës në futboll.

69 vjeçari Giresse në karrierën e tij si futbollist, ka luajtur në dy klubet franceze: Bordeaux dhe Marselle.

Te Bordeaux, francezi ka luajtur për plotë 16 sezone, nga viti 1970 deri më 1986, duke zhvilluar 592 ndeshje prej të cilave realizoi 180 gola.

Ish-mesfushori i Francës më pas kaloi te skuadra e Marselle-s, ku edhe aty zhvilloi dy sezone, duke luajtur për 82 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar tetë gola.

Giresse gjithashtu numëron edhe 47 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Francës, prej të cilave ka kontribuar me gjashtë gola.

Ai më pas u pensionua nga futbolli i luajtur në korrik të vitit 2018, i cili më pas do ta vazhdonte karrierën e tij si trajner.

Në nëntor të vitit 1995, Giresse do të fillonte karrierën e tij si trajner, ku për herë të parë drejtoi skuadrën e Toulouse.

Me Toulouse, Giresse zhvilloi 64 ndeshje në kategorinë e dytë të futbollit francez, i cili arriti t’i rikthente ata në Ligue 1 pas dy sezoneve.

Ai më pas u largua nga skuadra e Toulouse, i cili më pas mori drejtimin e Paris Saint Germain në korrik të vitit 1998.

Në sezonin 1998/99, Giresse zhvilloi 12 ndeshje me PSG-në, prej të cilave pesë ishin humbje, katër fitore dhe tre barazime.

Ai pastaj u rikthye përsëri te klubi ku nisi karrierën e tij si trajner, i cili qëndroi për më shumë se një vit aty.

Trajneri francez më pas vendosi që karrierën e tij ta zhvillonte në kombëtare, i cili fillimisht drejtoi Gjeorgjinë për 10 ndeshje në periudhën 2004-2005.

Pastaj mori timonin e përfaqësueseve afrikane si: Senegali, Mali, Gaboni e Tunisia, ku suksesin më të madh e pati me kombëtaren e Malit, i cili arriti në vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore