Lajme

Kurti kërkon përkrahjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me delegacionin kroat.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion të Komisionit për Integrime Evropiane nga Kroacia, të udhëhequr nga kryetari i kësaj komune Domagoj Hajdukoviç në këtë takim ka marrë pjesë edhe deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri.

Kreu i ekzekutivit në këtë takim kërkoi bashkëpunim e mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Në këtë takim shumë miqësor, kryeministri Kurti po ashtu kërkoi bashkëpunim e mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, por edhe në procese tjera në të cilat Kroacia ka përvojë edhe ekspertizë”.

Gjithashtu, ai e ka falënderuar delegacionin parlamentar kroat për vizitën, derisa i ka njoftuar të pranimishmit për të arriturat e qeverisë në fushën e ekonomisë, në avancimin e demokracisë dhe menaxhimin e pandemisë.

“Duke folur për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dyja vendeve, kryeministri Kurti njëkohësisht e falënderoi Kroacinë për bashkëpunim, sidomos në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me delegacionin kroat.

Kryetari i këtij komisoni Domagoj Hajduković ka shprehur falënderime ndaj kryeministrit për mikpritje.

“Gjatë diskutimit rreth agresionit rus në Ukrainë, kryetari Hajduković vlerësoi pozicionimin e qartë të Kosovës në sanksionimet e vendosura ndaj Rusisë duke thënë se nuk është koha për të qenë neutral”.

Hajduković, ka premtuar se do të angazhohet të mbështesë Kosovën për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

“Hajduković shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit kroat për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe ndihmën për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian”.

Ndërsa thuhet se, “propozoi që të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi mes Komisionit për Integrimeve Evropiane në Parlamentin e Kosovës dhe Komisionit për Integrimeve Evropiane në Parlamentin e Kroacisë për të ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”.

Në takim u bisedua edhe për komunitetin shqiptar në Kroaci dhe atë kroat në Kosovë dhe për krijimin e mundësive dhe shanseve të barabarta për zhvillim dhe jetë më të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore