Përballje

Kupa e Anglisë vishet blu, por nga cila skuadër?


Derbi i finales së FA Cup mes Chelsea dhe Leiceter City do të luhet në ora 18:15, ku të dy ekipet do luftojnë për fitoren e finales.

Rrugëtimin për në finale nuk e patën të lehtë asnjëra nga skuadrat, londinezët për të arritur në finale mposhtën fituesit e premierligës, Manchester City-n.

Ndërsa Leicester mposhtën ekipe si Manchester United dhe Southampton për të arritur finalen e FA cup, që të përballen me londinezët.

Këto dy ekipe janë përballur vetëm një herë në vitin 2021, dhe kishte përfunduar me fitoren e Leicester City.

Te Chelsea do mungojë Andreas Christensen dhe ka mundësi të mos luajnë edhe N’golo Kante dhe Mateo Kovacic.

Ndërsa te Leicester City do mungojnë Ëes Morgan, James Justin dhe Harvey Barnes.

Pas vetëm tre ditësh këto dy skuadra do përballen përsëri në premierligë, ku do luftojnë për pozitën e tretë ne premierligë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore