Art&dizajn

Kulla prej kopshteve spirale


Projekti 32-katësh, merr formën e një kulle të rrethuar me një seri tarracash jeshile të destinuara për të dhënë përparësi në shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve. Ky projekt është vendosur në rrethin e Bao Shenzhen

Kompania kineze e teknologjisë, NBBJ është përzgjedhur për të projektuar selinë e re të Vivo.

Ky projekt është integruar brenda strukturës urbane të lagjes pa bllokuar pamjet drejt bregdetit.

Në një lartësi totale, ngrihen spiralet e kullës prej 150 metrash, dhe përmbajnë një pamje të jashtme prej xhami me panele horizontale që ofrojnë pamje gjithëpërfshirëse drejt oqeanit.

Në çdo kat dhe në shumë zona përfshihet gjelbërimi, duke siguruar vende që punonjësit të lidhen me natyrën, të shijojnë pushimin dhe vakte.

Ndërtesa ka një kënd të angazhuar me brezin e gjelbër të qytetit, duke rritur më tej interesin e këmbësorëve.

Secili kat, ka zona të bashkëpunimit për punë, përveç hapësirave të punës jashtëzakonisht të mëdha, ka edhe hapësira më të qeta relaksimi.

Gjeometria e ndërtesës krijon vetë-hije gjatë verës dhe shton dritën e ditës në dimër.

Ndërtimi i kësaj selie vivo, filloi në maj të vitit 2020 dhe do të përfundojë në thelb deri në vjeshtën e 2025.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore