Sport

Kthehet “normaliteti” në Ligue 1


Ashtu siç jemi mësuar në dekadën e fundit, po ndodh edhe këtë sezon.

Pas shumë javësh, Paris Saint-Germain po udhëheq ligën e Francës, falë fitores së jashtëzakonshme në fushën e Lyon-it.

Parisienët e shfrytëzuan në maksimum humbjen e papritur të Lille në fushën e vet përballë Nimes.

Ishte njeriu i momentit, Kylian Mbappe, ai që përsëri bëri diferencën për skuadrën e Pochettino-s.

Në të 15-ën minutë, numri “7” përfitoi nga një “rebound”, duke shtyrë topin në rrjetë për golin e epërsisë.

PSG vazhdoi dominimin dhe mundi u shpërblye në minutën e 32-të me një golashënues të pazakontë.

Ishte portugezi Danilo, ai që shfrytëzoi një pasim të Marquinho-s, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë me një goditje të fortë.

Pjesa e dytë filloi me dominimin e PSG-së. Vetëm pas dy minutave, Di Maria trefishoi rezultatin duke shënuar bukur nga një goditje e dënimi.

Në të 52-ën, në skenë u ngjit përsëri Mbappe, i cili me një vrapim nga ato të zakonshmet, arriti të ishte një me një përballë portierit, duke shënuar me lehtësi.

PSG uli ritmin, me fitoren në xhep, me Lyon që përfitoi nga kjo për të shënuar dy gola.

Ishin Slimani dhe Cornet golashënuesit për vendasit.

Lyon mbetet në vendin e tretë me 60 pikë, ndërsa PSG barazohet me pikë me Lille, të dy nga 63 dhe ngjitet në vendin e parë për shkak të golaverazhit më të mirë.

Pas pushimit të kombëtareve, PSG pret Lille-n në një nga ndeshjet vendimtare të sezonit në “Parc Des Princes”.

Pas 30 javëve, tabela në Ligue 1 është kjo:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore