Sport

Kroos do të mbetet te Real-i


Mesfushori gjerman, Toni Kroos, nuk do të largohet nga Real Madrid-i.

33-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “mbretërit” dhe raportohej se ai do të ndryshonte ambient në verën e ardhshme.

Megjithatë, lajmet e fundit në mediat spanjolle bëjnë të ditur se Kroos ka arritur marrëveshje me klubin dhe do ta vazhdojë kontratën edhe për një vit tjetër.

Mesfushori i Gjermanisë përfiton rreth 12 milionë euro në vit dhe thuhet se kontrata e re do të jetë e njëjtë sa i përket termave financiare.

Kujtojmë që Kroos është pjesë e Real-it që nga vera e vitit 2014, kur u transferua nga Bayern Munich për shumën e 25 milionë eurove.

Deri më tani ai ka luajtur 405 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e madrilenëve, prej të cilave ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar 88 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore