Një helmetë bronzi u zbulua nga arkeologët gjatë gërmimeve të një shpelle varrosje në Kroaci. Bëhet fjalë për një zbulim të bërë më 20 nëntor, në Zakotarac, në Dalmacinë e jugut.
Sipas arkeologëve, helmeta i përket një luftëtari që është varrosur aty rreth 2 mijë vite më parë. Ajo njihet si ‘Helmeta Ilire’ por pavarësisht këtij emërtimi atë e pretendon edhe Greqia.
Bashkë me helmetën, brenda varrit të moçëm, arkeologët kroatë kanë zbuluar edhe disa zbukurime e objekte të tjera që sipas të gjitha gjasave luftëtarit të varrosur aty.
‘Helmeta ilire’ është një nga shumë elementët identifikues të kulturës ilire në Ballkan, sipas arkeologëve kroatë.
Por ajo e gjetur së fundmi, mund t’i ketë përkitur një luftëtari grek. Duke qenë se pranë janë gjetur edhe zbukurime, monedha e disa mbetje anijesh, shumica e të cilave përafrohen më shumë me ato që kanë lidhje me Greqinë antike. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët
-
Hetimet mbi Kadastrën, SPAK zbardh akuzat për 4 të arrestuarit
-
Putini nuk e ka urdhëruar vdekjen e Navalnyt në shkurt, besojnë agjencitë amerikane
-
Kodi Civil si kundërpeshë e Asociacionit? – Premtimi i Kurtit për ta amortizuar presionin ndërkombëtar