Lajme

Kriza në Ukrainë, Von der Leyen paralajmëron Rusinë për sanksione nga gazsjellësit ‘Nord Stream 2’


 “Nord Stream 2”, gazsjellësi i diskutueshëm rus për në Gjermani, do të jetë pjesë e paketës së sanksioneve me të cilat përballet Kremlini nëse Ukraina pushtohet. Kjo Ka qenë deklarata e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të premten e 4 shkurtit.

Në komentet që duket se shkojnë më tej se çdo angazhim i bërë nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, Von der Leyen u përpoq të sqaronte çdo dyshim për të ardhmen e gazsjellësit.

“’Nord Stream 2’ nuk mund të përjashtohet nga lista e sanksioneve, kjo është shumë e qartë”, tha Von der Leyen në një intervistë për gazetat “Handelsblatt” dhe “Les Echos”.

Presidentja e KE-së se e ardhmja e gazsjellësit, i cili ende nuk ka marrë miratimin rregullator në Berlin ose Bruksel, do të varet “nga sjellja e Rusisë”.

Vlerësimi i fundit është se Rusia ka mobilizuar 145 mijë trupa në kufirin e saj me Ukrainën, me SHBA-të që pretenduan të enjten se kishin zbuluar plane për një “video propagandistike” ruse që besonte se mund të ishte përdorur për të justifikuar një pushtim.

Videoja, sipas SHBA-ve, do të përshkruaj një shpërthim të rremë të organizuar me trupa të vdekur dhe aktorë si vajtues pas një “sulmi” nga Ukraina ose aleatët e saj të NATO-s.

Angazhimi i Von der Leyen ofron qartësi për një çështje për të cilën Scholz ka mbetur i paqartë, duke thënë vetëm se “të gjitha opsionet janë në tryezë”.

Kancelari ka qenë nën kritika të rënda brenda vendit për qëndrimin. Ditët e fundit qeveria e Ukrainës kishte bërë thirrje për një transparencë më të madhe mbi gamën e mundshme të sanksioneve të BE-së me të cilat përballet Kremlini.

Von der Leyen iu përgjigj kësaj thirrjeje duke hedhur dritë mbi paketën, duke thënë se ajo “varjon nga mbyllja e aksesit ndaj kapitalit të huaj deri te kontrollet e eksportit për mallrat kritike, komponentët e teknologjisë së lartë që Rusia thjesht nuk mund t’i zëvendësojë, për shembull në fushën e inteligjencës artificiale dhe armatim, kompjuterë kuantikë, lazer dhe hapësirë”.

Ajo e përshkroi listën e sanksioneve si “të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse”, duke shtuar se, “njerëzit e afërt me presidentin rus Vladimir Putin dhe oligarkët sigurisht që mund të goditen me ndjeshmëri”.

Me bisedimet diplomatike tërësisht në ngërç dhe pa avancim pozitiv, fryma e konfliktit mes Lindjes dhe Perëndimi po rritet. Shqetësimet për një mësymje të mundshme nga Moska janë të larta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore