Lajme

Kriptomonedha kalon vlerën e një trilion dollarëve


Tregu i kriptomonedhave kaloi vlerën e një trilion dollarëve.

Bitcoin kaloi çmimin prej 37 mijë dollarësh dhe u tregtua pak më ulët se 36 mijë e 881 dollarë gjatë ditës.

Bitcoin kaloi me vlerë tregu Alibaba-n, e cila ka një vlerë tregu prej 615,8 miliardë dollarës.

Bitcoin kaloi kompaninë e Warren Buffett’, e cila ka një vlerë tregu prej 540,58 miliardë dollarësh.

Tesla, pas rritjeve rekord ka një vlerë tregu prej 716.59 miliardë dollarësh.

Bitcoin ka një dominim prej 68.3% të tregut të kriptomonedhave.

Ethereum, kriptmonedha tjetër,  ka një vlerë tregu prej 137.4 miliardë dollarësh.

Ethereum u tregtua me 1 mijë e 200 dollarë gjatë ditës, duke pësuar rritje me 60,8% në  shtatë ditët e fundit.

XRP u tregtua me 0,2625 dollarë.

JPMorgan ka deklaruar se Bitcoin mund të arrijë çmimin e 146 mijë dollarëve në periudhë afatgjatë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore