Tregjet

Kriptoja Squid e humb vlerën pasi del që është mashtrim


Kriptomonedha e frymëzuar nga seriali i njohur koreano-jugor në Netflix, Squid Game, ka humbur thuajse të gjithë vlerën e tij pasi u zbulua se ishte një mashtrim i dukshëm.

Squid, i cili e tregtoi veten si një “kriptomonedhë e lojës për të fituar”, kishte parë rritje të çmimit në ditët e fundit, duke u rritur me mijëra për qind.

Por e përditshmja “BBC” raporton se kriptomonedha u kritikua për mos lejimin e njerëzve për të rishitur grumbullimet e tyre.

Kjo ndodh kur promotori i një monedhe digjitale tërheq blerësit, ndalon aktivitetin tregtar dhe fiton me paratë e mbledhura nga shitjet.

Ndërkaq, zhvilluesit e Squid-it kanë arritur në afro 3.38 milionë dollarë, sipas faqes së teknologjisë, “Gizmodo”.

Në të, njerëzit blejnë kripto për t’i përdorur në lojërat online dhe mund të fitojnë më shumë prej tyre dhe më vonë t’i shkëmbejnë me kriptomonedha të tjera ose monedha kombëtare.

Squid, të martën e kaluar, po tregtohej me vetëm një cent. Në më pak se një javë çmimi u rrit në mbi 2 mijë e 856 dollarë.

Tanimë, vlera e saj ka rënë me 99.99 për qind, ka zbuluar faqja e të dhënave të kriptomonedhave, “CoinMarketCap”.

Squid u faturua si një kripto që mund të përdoret për një lojë të re në internet të frymëzuar nga seria e Netflix-it, e cila tregon historinë e një grupi njerëzish të detyruar të luajnë lojëra vdekjeprurëse për fëmijë për para.

Megjithatë, ekspertët kishin paralajmëruar se kishte të ngjarë të ishte një mashtrim.

Dhe më e rëndësishmja ishte se njerëzit që blenë monedha Squid nuk ishin në gjendje t’i shisnin ato.

Gjithashtu kritikët kanë theksuar se faqja e saj përmbante shumë gabime drejtshkrimore dhe gabime gramatikore. Tanimë, faqja nuk është më në internet dhe llogaritë e mediave sociale që promovojnë atë janë zhdukur.

“Është një nga shumë skemat me të cilat investitorët naivë me pakicë tërhiqen dhe shfrytëzohen nga promotorët keqdashës të kriptove”, ka thënë ekonomisti i Universitetit Cornell, Eswar Prasad.

Ai ka vijuar se blerësit duhet të jenë të vetëdijshëm kur blejnë kriptomonedha pasi nuk ka pothuajse asnjë mbikëqyrje rregullatore.

Squid ishte i disponueshëm për shitje në shkëmbimet e decentralizuara të kriptove, duke përfshirë PancakeSwap dhe DODO, dallon “BBC”, gjë që lejon që blerësit të lidhen drejtpërdrejt me shitësit, pa një autoritet qendror.

“Në ditët e sotme monedhat e reja mund të listohen në shkëmbimet e decentralizuara në ditën e parë të krijimit, pa ndonjë rregullim apo kujdes të duhur”, ka thënë Jinnan Ouyang nga kompania e kriptove me bazë në Singapor, Openmining.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore