Shqipëria

Krim i rëndë në Divjakë, i biri mbyt të atin 85-vjeçar


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e së mërkurës në Divjakë, ku një shtetas ka mbytur të atin e tij 85 vjeç.

Sipas autoriteteve, autori i dyshuar, shtetasi A. S., 58 vjeç ka mbytur të atin e tij, shtetasin M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë, për motive të dobta.

Autori është arrestuar nga Policia dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë që thuhet se, gjatë momentit kur autori u kap nga Policia, ka qenë në gjendje të dehur.

I moshuari jetonte në shtëpi me dy djemtë e tij, të cilët mendohet se janë të sëmurë mendorë dhe me kartelë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore