Sport

Kreshnik Leka merr medalje argjendi në peshëngritje, valëvit flamurin shqiptar në Athinë


Peshëngritësi Kreshnik Leka ka valëvitur lart flamurin shqiptar në kampionatin e peshëngritjes “Athina Open 2022” për peshëngritje, pasi ka arritur të rrëmbejë vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë rrjedhimisht.

Kampionati mesdhetar i peshëngritjes është zhvilluar në vendin fqinj, ku Leka, pjesë e klubit të Teutës, ka garuar për grupmoshën 45-49 vjeç.

Në kategorinë deri 96 kilogramë, sportisti shqiptar arriti të ngrinte suksesshëm 113 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe 136 kilogramë në atë të shtytjes.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KS Teuta (@k.s.teuta)

Në tërësi, në dygarësh, ai arriti peshën e 249 kilogramëve.

Leka tashmë sytë i ka për nga kampionati evropian, ku do të provojë edhe të rrëmbejë medaljen e arit në grupmoshën dhe peshën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore