Shqipëria

KQZ: 2 miliardë lekë për implementimin e teknologjisë në zgjedhje


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  kualifikoi ofertën e paraqitur nga kompania Smartmatic për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit.

KQZ-ja njofton  më 14  janar se do do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me kompaninë fituese.

Pasi vlerësoi  kostot e përdorimit dhe të implementimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit biometrike, Smartmatic  vlerësoi të gjithë procesin rreth  dy  miliardë lekë.

Kërkesës së KQZ-së për vlerën e pritshme financiare, për implementimin e sistemit elektronik të identifikimit të votuesve iu përgjigjën 6 kompani.  Vetëm Smartmatic paraqiti dokumentacionin e kërkuar.

“Nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve”.  /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore