Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve (KQZ) është duke përllogaritur vlerën e pritshme financiare, për implementimin e sistemit elektronik të identifikimit të votuesve, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Kërkesës së KQZ-së , për vlerësimin e kostove të përdorimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit biometrik të zgjedhësve iu përgjigjën gjashtë kompani. Nga total kërkesa i ishte dërguar 22 kompanive.
Shifra më e lartë, e përllogaritur për implemementin e sistemit elektronik në zgjedhje është 24 milionë e 540 mijë e 275 euro, ndërkohë që kostoja më e ulët është 12 milionë e 770 mijë e 404 euro. Propozimet e kostove nga katër kompanitë e tjera, të cilat i janë përgjigjur kërkesës së KQZ-së, janë 28 milionë e 250 mijë dollarë, 17 milionë e 430 mijë e 764 euro, 15 milionë e 500 mijë euro dhe 14 milionë e 831 mijë e 126 euro.
Pas marrjes së listës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve “do të përcaktojë buxhetin për projektin e identifikimit elektronik të votuesve dhe do të hartojë dokumentacionin e tenderit, mbi të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit”.
Identifikimi biometrik i zgjedhjeve është një nga çështjet e dakordësuara me opozitën jashtëparlamentare, në marrëveshjen e 5 qershorit, në Këshillin Politik.
Një nga pikat e dakordësuara, më 5 qershor është identifikimi elektronik, votimi apo numërimi në jo më shumë se 20% të votuesve. Palët janë zotuar të mbështesin identifikimin elektronik, të 100 % të votuesve, në zgjedhjet e ardhme të 25 prillit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
U zgjodh zëvendëspresidente e PL-së, Meta thur lavde për Erisa Xhixhon
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
Lajmet kryesore
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
-
Macron dëshiron të hapë debatin mbi parandalimin bërthamor evropian
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”