Boterori 2022

Kounde dhe Konate nuk mundën të festojnë me ekipin e Francës


Jules Kounde dhe Ibrahima Konate nuk mundën të festojnë me bashkëlojtarët e tyre kualifikimin e Francës në finalen e Kupës së Botës.

Kjo pasi që menjëherë pas ndeshjes ata u morën për ta bërë testin anti-doping.

“Ne as nuk mund të festojmë,” tha Konate teksa filmonte shokun e tij të skuadrës brenda stadiumit Al Bayt. “Është e keqe,” u përgjigj mbrojtësi i Barcelonës, Kounde.

Këta të dy lojtarë kishin pasur paraqitje tejet të mirë në mbrojtjen franceze, ndeshje kjo që kombëtarja e tyre e mposhti me rezultat 2:0 Marokun.

Konate ishte në këtë ndeshje si zëvendësues i Dayot Upamecano, i cili nuk ndihej mirë dhe trajneri Didier Deschamps vendosi që mbrojtësin e Liverpool-it ta futë në vend të tij.

Sa i përket ndeshjes, golat për francëzët i shënuan mbrojtësi i Milan-it, Theo Hernandez dhe futbollisti i Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani.

Franca tani kualifikohet për herë të dytë radhazi në finalen e Botërorit, teksa përballë do ta ketë Argjentinën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore