Lajme

Kosovë: Varianti britanik i virusit mbi 95% prezent në vend


Varianti më i rrezikshëm i Coronavirusit, ai britanik, në Kosovë ka arritur të jetë prezentë në mbi 95% të rasteve të reja të identifikuara në vend.

“Nga mostrat që kemi marr tani në Kosovë varianti britanik i virusit është në masën mbi 95% prezent”, tha Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Përveç rrezikut më të madh, ky virus ka tendencë të përhapjes më të shpejtë tek moshat e reja.

”Varianti i ri britanik, është shumëfish më i rrezikshëm, sepse përhapet shumë më shpejtë dhe përhapet me moshat e reja. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit sepse çdo jetë është e vlefshme”,

Kjo thuhet të ketë qenë edhe një ndër arsyet kryesore pse vendi është futur në izolim për 12 ditë.

Në një konferencë për medie Arben Vitia ka bërë thirrje që të respektohen masat e reja sepse kështu ndihmojnë vendin në kompletim të procesit të vaksinimit.

”Lusim edhe njëherë të gjithë të nderuar qytetarë, të respektojmë të gjitha masat në nivel individual”.

Ministri Vitia u shpreh se Qeveria po punon pa ndërprerë që të sigurojë sa më shumë vaksina e sa më shpejtë që është e mundshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore