Lajme

Kosovë: Tetë të vdekur dhe 498 raste me COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar 8 të vdekur nga COVID-19 dhe 498 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 2835 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 641 pacientë, duke e çuar në 86 mijë e 483 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 104 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 101 mijë e 153 ku 12 mijë e 609 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe 14 persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore