Lajme

14 të vdekur dhe 520 raste me COVID-19 në Kosovë, rreth 1500 persona të moshuar janë vaksinuar


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar 14 të vdekur nga COVID-19 dhe 520 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 3230 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 646 pacientë, duke e çuar në 85 mijë e 842 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 121 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 100 mijë e 655 ku 12 mijë e 760 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe 17 persona nga Coronavirusi.

Gjithashtu IKSHPK ka njoftuar se sot (e premte) janë duke u vaksinuar numër i madh i qytetarëve të moshave 75 deri në 79 vjeç në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Sipas Koordinatorit të kësaj qendre, Niman Bardhi, deri në ora 12:20, vaksinën e kanë marrë 154 persona me sëmundje kronike, ndërsa deri më tani në përgjithësi janë vaksinuar rreth 1500 persona të moshuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore