Lajme

Kosovë: Qeveria ndanë mjete për pagesat e specializantëve dhe Deçanin


Mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 430 mijë eurove për pagesën e specializantëve për muajin korrik.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë thirrje që të miratohen këto mjete, në mënyrë që të mos ketë vonesa në pagesat e specializantëve.

“Këtë ndryshim e kemi reflektuar në rishikim të buxhetit. Por duke qenë se sot është miratuar, duhet të marr sot këtë vendim e pastaj i rishikojmë kushtet. 430 mijë euro për specializantët për muajin korrik 2021. Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ju ftoj që të miratoni këtë propozim”, ka thënë ministri për Buxhet, Hekuran Murati.

Më 7 qershor, 600 specializantë që nuk kishin marrë pagesë të rregullta kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, qeveria e Kosovës gjatë kësaj mbledhje ka marrë vendim dhe për ndarjen e 150 mijë eurove për projektin rehabilitim i rrjetit të ujësjellësit në komunën e Deçanit në përputhje me marrëveshjet e nënshkruar nga komuna.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, tha se “duke marrë parasysh gjendjen e rënduar  në Deçan ka nënshkruar marrëveshje për financim të këtij projekti në vlerë prej 150 mijë euro”.

Kurse për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë marrë vendim për ndarjen e mjeteve prej 5 milionë euro.

Po ashtu, Kabineti qeveritar ka themeluar komisionin ‘ad hoc’ për përzgjedhjen e pesë anëtarëve të bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Samit Gorani do të jetë kryesues, Fadile Dyla dhe Irfan Lapovica do të jenë anëtarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore