Kosova

Kosovë/PDK: Në listat zgjedhore s’do të kemi kandidatë të dënuar


Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani deklaroi se partia të cilën e përfaqëson, nuk do të ketë zyrtarë të dënuar apo me aktakuzë.

Elshani pohoi se PDK-ja do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, ky standard duhet të ndiqet dhe nga partitë e tjera.

PDK-ja e ka nisur në 2019 paktin e korrupsionit, për personat me aktakuzë dhe të dënuar.

Ndërsa, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi, deklaroi se kjo parti nuk ka nevojë të pastrojë listat për deputetë.

Ky reagim erdhi pas deklaratave, nëse kryetari i LVV-së, Albin Kurti, do të lejohet ose jo të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës.

Kushtetuesja, ka publikuar vendimin e saj ku thuhet se “asnjë person nuk mund të fitojë dhe mbajë mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale sipas parashikimeve në ligj”. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore