Lajme

Kosovë: Një tjetër e mitur dyshohet që u dhunua një muaj më parë


Ilustrim.

Edhe në komunën e Istogut ka ndodhur një rast i dhunimit ndaj një të miture.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rasti ka ndodhur para një muaji më 9 gusht 2022, viktima nuk e ka raportuar rastin për shkak të frikës. Hetuesit po e trajtojnë rastin dhe të dyshuarit i është caktua masa e ndalimit për 48 orë”, deklaroi Gashi për AP.

Më 27 gusht, një e mitur dyshohej se ishte dhunuar nga pesë persona në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, kishte kumtuar lajmin se janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ndërsa 11 vjeçarja që u dhunua të shtunën e 27 gushtit ishte raportuar si person i zhdukur.

Protesta e mbajtur në Prishtinë.

Edhe të martën dhe të mërkurën është protestuar në Prishtinë nga mijëra qytetarë.

Ndërkaq, për këtë rast është shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore