Lajme

Kosovë: Një i vdekur dhe dy të plagosur në Viti


Ilustrim

Gjatë ditës së marte janë plagosur tre persona me armë zjarri në Komunën e Vitisë, ku njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë.

Këtë për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Edhe për kundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndërruar jetë.

Sipas Hashanit, njëri nga të plagosuri është në gjendje të rëndë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit ndërsa personi i tretë ka lëndime të lehta trupore.

Policia ka arritur ta arrestoj edhe të dyshuarin për rastin në fjalë.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes ka arritur ta arrestojnë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë”, ka thënë Hashani për AP.

Më tej Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit ka treguar se hetimet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke u hetuar nga njësitet e hetimeve rajonale në kuadër të Policisë së Kosovës në koordinim edhe me Prokurorin e Shtetit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 11:00 në Rrugën “Kemajl Azizi” në Komunën e Vitisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore