Zgjedhjet në Kosovë

Kosovë: KQZ përcakton masat anti-COVID’19 për ditën e zgjedhjeve lokale


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditura masat antiCOVID, të cilat duhet të zbatohen të dielën e 17 tetorit për zgjedhjet lokale.

Fillimisht, për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën, pastaj duhet të mbani distancë fizike prej 2 metrash deri sa prisni për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim.

Masa e tretë, që duhet të respektohet, është dezinfektimi i duarve në vendvotim, pastaj prezantimi i dokumentit të identifikimit dhe heqja e maskës mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit.

Më tej, pas identifikimit maska duhet të rivendoset. Pas kësaj duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund të vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatëse.

Ndërkaq, në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni sërish duart.

Ilustrim

KQZ, ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit, e po ashtu ka bërë thirrje për votim.

“Për komunën tende. VOTO”!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për 48 orë, në periudhën kur do të votohet për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej tyre, 32 parti, një koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar është 4 mijë e 920, prej tyre 165 për kryetarë komunash dhe 4 mijë e 757 për kuvende komunale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore