Lajme

Kosovë: 60 mijë aplikime për shtesat e fëmijëve


Ilustrim.

Ministria e Financave, Punës dhe Transferve ka njoftuar të mërkurën se ka shkuar në 60 mijë numri i aplikimeve për përfitim nga shtesat për fëmijë.

Ky aplikim vazhdon të jetë i hapur deri më 24 tetor për të gjithë fëmijet e lindur nga viti 2015-2021, ndërsa aplikimi mund të behët në uebfaqen eKosova.

Më 11 shtator, është hapur aplikimi për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve, që do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.

170 euro janë ndarë për lehonat (nënat e reja) dhe 20 euro në muaj për fëmijët e moshë 0-24 muaj, ndërsa aplikimi për lehonat dhe shtesat e fëmijëve do të bëhet përmes eKosova.

Ministria e Financave.

Po ashtu, nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, që do të marrin vlera shtesë prej 10 euro në muaj.

Numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve.

Më 25 gusht, 7 milion euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për lehonat dhe shtesat e fëmijëve. Ky vendim është ndërmarrë në mbledhjen e së mërkurës ku gjithashtu janë marrë edhe një sërë vendimesh tjera, duke kaluar disa projekt-ligje të rëndësishme të cilat kanë implikime shuma të larta buxhetore.

Edhe pse Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” e sheh si problematik në realizim vendimin e Qeverisë, sado i dobishëm që është.

Me Ligjin e punës në Kosovë, pushimi i lehonisë zgjat 12 muaj; 6 muajt e parë i paguan punëdhënësi në kompensim prej 70 për qind të pagës bazë; 3 muajt vijues i paguan Qeveria e Kosovës, në bazë të pagës mesatare në Kosovë, ndërsa 3 muajt e fundit janë pa pagesë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore