Lajme

Qeveria e Kosovës e bëri gabim ndarjen e shtesave për lehonat


Klinika e Gjinekologjisë-QKUK.

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar gratë lehona me 7 milionë euro sado i dobishëm që është, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” po e vlerëson si problematik në realizim.

Për hulumtuesit e këtij instituti ky vendim ka rreziqet e veta.

Ndarja e buxhetit nga qeveria për lehonat, po konsiderohet i pabarabartë.

Me Ligjin e punës në Kosovë, pushimi i lehonisë zgjat 12 muaj; 6 muajt e parë i paguan punëdhënësi në kompensim prej 70 për qind të pagës bazë; 3 muajt vijues i paguan Qeveria e Kosovës, në bazë të pagës mesatare në Kosovë, ndërsa 3 muajt e fundit janë pa pagesë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore