Përballje

Kosova U19 mposhtet nga Suedia


Në një mot të ftoftë e me borë u zhvillua ballafaqimi i dytë në kuadër të grupit të tretë në Maind Round për Evropianin 2023, ku Kombëtarja U19 e Kosovës pësoi humbje nga Kombëtarja U19 e Suedisë, me rezultat 3:0.

Dardanët arritën të mbrohen mirë nga sulmet e pareshtura të suedezëve në pjesën e parë deri në minutën e 38-të, kur Swedberg arriti të shënojë nga afërsia përballë mbrojtjes krejtësisht të shthurur të dardanëve për 1:0.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Hiq më mirë nuk nisi as pjesa e dytë, ku suedezët mbizotëruan plotësisht, patën më shumë nga loja, ndonëse edhe Dardanët patën disa rase por nuk i shfrytëzan.

Ndërkaq, Amar Abdurrahman Ahmed shënoi dy herë. Së pari shënoi në minutën e 67-të dhe më pas në minutën e 73-të.

Kështu edhe u përmbyllë ndeshja e dytë e Dardanëve, të cilët të mërkurën më 23 nëntor do të takohen me Qipron në ndeshjen e fundit e cila zhvillohet në orën 18.00.

“Ishte një ndeshje e fortë. Kemi qenë të vetëdijshëm për cilësitë e Suedisë. Ishte një lojë e hapur pa kalkulime. Patëm edhe ne rastet tona që nuk i shfrytëzuam. Dhe natyrisht kur nuk shënon edhe pëson. Kështu pranuam tri gola. Na duhet shumë për të punuar në të ardhmen”, ka theksuar përzgjedhësi Ramiz Krasbiqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore