Përballje

Kosova U-17 mposhtet nga Italia në Kualifikueset e Kampionatit Evropian


Ndeshja e gjeneratave U17 mes Italisë dhe Kosovës ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Kosova dhe Italia janë në grupin e gjashtë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian për U-17.

Pjesa më e madhe e ndeshjes kaloi pa gola, por italianët arritën të marrin epërsinë në minutën e 75-të me anë të Alessandro Bolzan, i cili shënoi nga penalltia.

Deri më tani, në dy ndeshjet e luajtura për Kualifikueset e Kampionit Evropian, Kosova ka humbur të dy ndeshjet, kundër Ukrainës dhe Italisë.

Dardanët radhiten në pozitën e fundit me 0 pikë, ndërsa Italia janë në vendin e parë me gjashtë pikë.

Ndeshja tjetër e Kosovës U17 do të luhet pas tre ditësh, më 26 prill përballë Polonisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore