Lajme

Kosova gjatë vitit 2022 ka importuar 224 milionë litra karburante


Ilustrim

Kosova, gjatë viti 2022 ka importuar 20 milionë litra benzinë dhe 204 milionë litra naftë.

Një gjë e tillë është e bërë e ditur nga zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili ka potencuar se trendi i konsumit në raport me derivatet ka mbetur i njëjtë krahasuar me vitin paraprak, por ka lëvizur vetëm rritja e vlerave në bursa.

“Nëse vitin e kaluar kemi pasur rreth 200 milionë litra të importuara të naftës dhe 23 milionë litra të importuara të benzinës, këtë vit kemi 20 milionë litra benzinë dhe naftë 204 milionë”, ka thënë Stavileci për agjencinë e lajmeve, Ekonomia Online.

Ai më tej ka bërë të ditur se këtë vit Dogana e Kosovës ka grumbulluar 422 milionë euro, apo 14 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Adriatik Stavileci

Sipas Stavilecit, Kosova këtë vit ka shënuar edhe rritje të eksportit të mallrave për 40 për qind, në dy muaj e para të këtij viti.

“Të hyrat në këtë periudhë kanë performuar shumë mirë dhe nëse e krahasojmë me vitin e kaluar ne kemi pasur rreth 370 milionë të grumbulluara. Derisa tani kemi 422 milionë. Në bazë të trendit aktual edhe ky vit pritet që të jetë rekord në mbledhjen e të hyrave”.

“Vitin e kaluar kemi pasur 199 milionë euro mallra të eksportuara tani për momentin kemi rreth 281 milionë apo 82 milionë më shumë se vitin e kaluar. Kategoritë që eksportohen janë produktet e plastikës, mobilet, pijet e gazuara, alkoolike dhe joalkoolike. Produktet që eksportohen nga Kosova përfundojnë direkt te konsumatori”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore