Lajme

Kosova dhe Serbia së shpejti mund të nënshkruajnë një deklaratë për të pagjeturit


Josep Borrell, Shef i Politikës së Jashtme të BE-së dhe Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë

Deri sa po qëndron në Ohër për samitin e “Open Balkan”, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pati një bisedë telefonike me shefin për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në ditët në vazhdim, Kosova dhe Serba mund të nënshkruajnë një deklaratë për personat e zghdukur gjatë luftës, ka paralajmëruar Vuçiç.

“Diskutuam të gjitha temat që janë të rëndësishme për qytetarët në Serbi dhe rajon, samitin e ardhshëm më 23, ku mora një ftesë shtesë nga Borell për të marrë pjesë. Në ditët në vijim pritet të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën për deklaratën rreth personave të zhdukur, për rrugën evropiane të Prishtinës dhe Serbisë dhe të gjitha reformat e nevojshme”, ka dekalruar Vuçiç.

Këtë deklaratë nuk e ka përmendur, por Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, tha se Vuçiçit i ka thënë se duan të llogarisin që Serbia është një partnere e besueshme evropiane.

“E telefonova presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Punë e rëndësishme për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor na pret përpara: duam të llogarisim në Serbinë që është një kandidate e sinqertë dhe partnere e besueshme evropiane për parime, vlera, siguri dhe prosperitet të përbashkët. Gjithashtu trajtuam çështjet rajonale, përfshirë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme në Bosnje e Hercegovinë”, ka shkruar Borrell.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore