Lajme

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi


Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj, ka zhvilluar takim me homologun e tij nga Mali i Zi, Rasko Konjeviç, ku kanë nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi.

Ministri Mehaj tha se Kosova dhe Mali i Zi mbështesin njëra tjetrën në aspektin e sigurisë, stabilitetit dhe të mirën e përbashkët e rajonit.

“Themelimi i këtij bashkëpunimi do të lehtësoj efektivitetin por edhe përballjen me kërcënimet rajonale ndaj dy shteteve”, potencoi ai në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij malazez.

Mehaj theksoi se Mali i Zi i ka ofruar mbështetje Kosovës, në rrugën e saj drej anëtarësimit në nismat rajonale si dhe ka vlerësuar aspiratat e Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-s.

“Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal është jetik sidomos për shtetet e Ballkanit – kjo është e ardhmja jonë e përbashkët euroatlatnike”, u shpreh ministri.

Gjithashtu, ii përsëriti nevojën që Kosova sa më shpejtë të bëhet anëtare e nismës rajonale A-5, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore