Lajme

Koreja e Veriut kërcënon dyshen SHBA-Kore e Jugut


Paralajmërime të shumta kanë ardhur drejt SHBA-së nga Koreja e Veriut, për përgatitjen që amerikanët po bëjnë mbi caktimin e politikave që administrata Biden do të ndjekë ndaj regjimit të Kim Jong-un-it.

Motra e këtij të fundit, Kim Yo-jong, ka kërcënuar SHBA-në se nuk duhet të ngacmojë koreano-veriorët. Yo-jong është një ndër mbështetëseve më të mëdha të politikave që i vëllai ndjek.

Kritika ka pasur edhe ndaj Koresë së Jugut. Zhvillimi i trajnimeve ushtarake të përbashkëta SHBA-Kore e Jugut, nuk është mirëpritur nga Pyongyang-u.

Komentet e Yo-jong-ut vijnë një ditë përpara vizitës të zyrtarë amerikanë pritet të kryejnë në Seul.

Nga ana tjetër, qeveria amerikane pohoi se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të vendosur kontakt me atë koreano-veriore. Por, këta të fundit, ende nuk e kanë njohur presidencën e Joe Biden-it.

Programi bërthamor dhe balistik i Koresë së Veriut mbetet pika kyçe e përplasjes.

Yo-jong, pati deklaruar pak ditë më parë se “administrata amerikane po përpiqej të shpërndante aromën e barutit në Korenë e Veriut”.

“Nëse duan të flenë në paqe për katër vitet e ardhshme, bëjnë mirë të stepen nga politikat e tyre ngacmuese”.

Trajnimet e përbashkëta ushtarake, ajo i ka përshkruar si “përpjekje për pushtim”. “Qeveria koreano-jugore po zgjedh “marshin e luftës dhe të krizës”.

Konflikti i Koresë së Veriut me SHBA-në është rindezur më shumë pas vizitës së Donald Trump-it në 1 korrik 2019. Tonet e ashpra midis dy vendeve nuk kanë reshtur që atëherë.

Politikat që administrata Biden do të ndjekë ndaj Pyongyang-ut mbetet ende për t’u parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore