Stil

Konkurs: Albanian Post po kërkon gazetarë


Albanian Post – selia në Prishtinë – po rritet dhe duam që JU të na ndihmoni ta shtojmë kualitetin dhe ta zgjerojmë mbulueshmërinë.

Jemi në kërkim të individëve pasionantë për t’u bërë pjesë e ekipit tonë. Albanian Post synon që të përfshijë në ekipin gazetaresk individë që plotësojnë këto kritere:

-Të zotërojë diplomë universitare apo të jetë student i këtyre fushave: gazetari, gjuhë dhe letërsi, sociologji, filozofi, psikologji, juridik, ekonomik, shkenca politike e histori;
-Të ketë aftësi të shkëlqyera të të shkruarit në gjuhën shqipe (strukturalisht dhe gramatikisht);
-Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
-Aftësi të shkëlqyera të komunikimit;
-Gatishmëri për të krijuar kontakte në terren, të përcjellë trendin e ngjarjeve dhe të investigojë e eksplorojë tema të ndryshme politike e sociale;
-Gatishmëri për fleksibilitet në orar pune; Aftësi të mira organizative;
-Njohuri në përdorimin e rrjeteve sociale;
-Gatishmëri për punë ekipore;

Aplikantët e interesuar duhet të:

• Sjellin në zyrat e Albanian Post në “Lagjen Marigona” në Prishtinë, CV-në e tyre në kopje fizike
• Ta dërgojnë CV-në në e-mailin: [email protected]
• Të sjellin shembuj të punës së tyre në të shkruar (nëse kanë).

Ekipi rekrutues i Albanian Post do të pranojë aplikimet deri më datë: 30 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore