Lajme

Konjufca: Serbia po i bën homazhe kasapit të vet, ne po i nderojmë të rënët për liri


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.l

“Nëse ju e përcillni sot se çfarë po flet kryetari i Serbisë e kryetari i Parlamentit të saj, Serbia po i bën homazhe Millosheviqit, ne po u bëjmë homazhe të rënëve që kanë derdhur gjak për liri. Serbia po i bën homazhe kasapit të vet që i la të vdekur mbi 160 mijë qytetarë të popujve të ndryshëm në Ballkan”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke i kujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë në rajonin e Llapit e Gollakut në tubimin përkujtimor që është mbajtur për ndër të 23 vjetorit, të hënën e 18 prillit.

“Jemi mbledhur këtu që t’i kujtojmë 227 të rënët që kanë dhënë jetën për lirinë e popullit tonë. Vetëm gjatë luftës së fundit gjenocidi i Serbisë i ka vrarë mbi 12 mijë qytetarë shqiptarë në Kosovë dhe përgjegjësi është shumë i qartë për të gjitha këto krime me mbi 300 masakra anë e kënd Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ai u shpreh se do t’i nderojmë e kujtojmë gjithmonë të rënët për liri.

“Ne do t’i nderojmë e kujtojmë gjithmonë të rënët tonë për liri. Dëshmorët që e dhanë jetën me pushkë në dorë, e martirët që e derdhën gjakun për lirin e Kosovës  ta që e derdhen gjakun e kanë dhënë jetën që këta fëmijë të vegjël që po i shoh këtu, të mund të jetojnë të lirë e ta gëzojnë Kosovën tonë të lirë”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek sheshi Zahiri Pajaziti.

“E kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjes përpara të Kosovës si shtet dhe të shqiptarëve si komb. Si qeveri e republikës së Kosovës asnjëherë  nuk do ta harrojmë se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri i cili nuk shlyhet kurrë”.

Ai gjithashtu kujtoi me këtë rast Zahir Pajazitin.

“Prishtina si kryeqytet gjatë luftës Çlirimtare të Kosovës vendi, kishim për komandant Zahir Pajziti i cili me aksionet e tij çlirimtare e dha kushtrimin e lirisë shumë herët para se të fillonte lufta çlirimtare dhe më këtë mënyrë e mobilizoi gjithë popullin”.

Ai tutje ka bërë të thirrje tek populli që edhe ata të punojnë për një të ardhme më të mirë.

“Ne që e mbajmë mend dhe e kemi jetuar atë kohë por edhe ata të cilët rriten sot që të gjithë duhet ta dinë mirë prej nga vinë në mënyrë që të jemi të sigurt për rrugën përpara. Këtyre që kontribuuan e sakrifikuan ju kemi borxhe që të ardhmen ta e bëjmë shumë më të ndritshme”.

Ndryshe edhe shoqata e dalur nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizojnë “Ditët e Krenarisë” në shenjë nderimi për dëshmorët e Komunës së Prishtinës.

Në këtë ditë, ata do të bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania, nderim te shtatorja e dëshmorit “Zahir Pajaziti”, po ashtu dhurim i gjakut tek sheshi “Zahiri Pajaziti si dhe do të marrin pjesë në akademinë përkujtimore për dëshmorët në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore