Sport

Konfirmohet nga Policia e Kosovës, Ademi është arrestuar


Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është arrestuar në orët e vonshme të së mërkurës nga Policia e Kosovës.

Rastin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me rastin që ndodhi në FFK, janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar”.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i të parit të FFK-së vinte disa orë pasi ai u raportua në polici për një sulm fizik ndaj zyrtarit të FFK-së Artan Govori.

Ndërsa, disa minuta më vonë, Ademi e mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar si shantazh ndaj imazhit të tij dhe Federatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore