Lajme

Koalicioni PDK-LDK vazhdon në Pejë


Gazmend Muhaxheri dhe Xhavit Haliti.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur të enjten në takim kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, Xhavit Haliti me të cilin kanë nënshkruar koalicionin për të qeverisur në Komunën e Pejës edhe katër vjet.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Pejës.

“Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori”, thuhet në njoftimin e komunës së Pejës në Facebook.

PDK gjatë këtij mandati do të udhëheq katër drejtori, ndërsa LDK-ja dhjetë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se të dy palët janë zotuar që të bashkëpunojnë në interes të qytetarëve të Pejës.

Gazmend Muhaxheri dhe Xhavit Haliti.

“Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara”.

Më 30 nëntor, është mbajtur seanca solemne inauguruese e legjislaturës se re te Kuvendit te Komunës se Pejës, ku seancën e udhëhoqi asamblistja me në moshë, Drita Maloku.

Në pranin e mysafirëve te shumtë në mënyrë solemne deputetët e zgjedhur e bënë betimin për mandatin e tyre katër vjeçar.

“Në vazhdim para deputetëve e bëri betimin edhe kryetari i zgjedhur i Komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili pastaj me një fjalë rasti i falënderoi qytetarët e Komunës se Pejës për besimin dhe u zotua që do të jetë në shërbim te qytetarëve edhe gjatë këtij mandati”, është thënë në njoftimin e bërë për media.

Gazmend Muhaxheri dhe Xhavit Haliti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore