Shqipëria

KLP cakton prokurorët e përkohshëm në 10 qytete të Shqipërisë


Këshilli i Lartë i Prokurorisë të martën e 13 korrikut ka zgjedhur drejtuesit e përkohshëm të 10 prokurorive në qytete të ndryshme të vendit.

Vendet ishin vakante për shkak të procesit të vetting-ut për gjyqtarët dhe prokurorët. Ndërsa drejtuesit e rinj do të ushtrojnë funksionin për një periudhë 3-mujore.

Sipas njoftimit zyrtar të KLP-së, me votë unanime Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Abaz Muça.

Ky i fundit mund të vijojë  me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Mat.

Me votë unanime, Këshilli vendosi të caktonte përkohësisht Albert Murçaj, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Irena Çunoti, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Afërdita Ndoi, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Ludovik Dodaj, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Lorenc Mërkuri, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Sarandë;

Asllan Bajramaj, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Përmet.

Aurel Zarka, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Vlorë.

Erion Çela, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Gjon Fusha, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Ndërsa KLP-ja vendosi unanimisht për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Gentian Stoja.

Soja kandidat për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Në përfundim Këshilli caktoi me short Bujar Sheshin, si relator për procedurën e ngritjes në detyrën e drejtuesit, të prokurorit Ludovik Dodaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore