Shqipëria

KLP bën ndryshime në disa prokurori/ Jep konfirmimin për 3 emra në vendet vakante në SPAK


Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas mbledhjes plenare të 3 nëntorit ka bërë disa emërime të reja në Krujë, Lezhë dhe Lushnjë.

Përkatësisht detyrën si drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë Krujë e mori Petrit Çano.

Erjon Shehaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë Lezhë.

Të dy prokurorët u zgjodhën me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës.

Ndërsa me shumicë votash, KLP-ja vendosi caktimin e përkohshëm, për një periudhë tremujore, të Suela Belulit – prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier – në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Ndër të tjera KLP-ja vendosi miratimin e listës me emrat e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), të cilët i plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, pas vlerësimit paraprak.

Përkatësisht ata janë Alfred Shehu, Elvin Gokaj dhe  Sonila Muhametaj (Domi). Këta të fundit do të vazhdojnë garën e mëtejshme për prokurorë pranë SPAK-ut.

Më herët është bërë me dije se prokurorët kanë kaluar më parë nëpër procedurat e Vetting-ut. Aktualisht në ketë strukturë janë 15 prokurorë.

Arben Kraja, kreu i SPAK-ut, kërkoi më herët plotësimin e strukturës me 20 prokurorë.

Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore