Euro 2020

Klinsmann: Anglia ishin një nga më të mirët nga fillimi, humbja e Gjermanisë ndaj tyre nuk më befasoi


Tre Luanët, të cilët përballen me Danimarkën në gjysmëfinale, nuk kanë fituar një turne të madh që nga viti 1966.

Ish futbollisti dhe trajneri gjerman, Jurgen Klinsmann nuk është i befasuar që Anglia ka arritur në gjysmëfinale të Euro 2020, duke thënë se ata ishin gjithmonë favoritët e turneut që nga fillimi,  dhe fitorja e tyre ndaj Gjermanisë së tij nuk ishte tronditëse si rezultat.

Anglia nuk ka fituar asnjëherë Kampionatin Evropian dhe nuk ka ngritur një trofe të madh që prej fitimit të Kupës së Botës  në vitin 1966 në Angli.

Megjithatë ata arritën në gjysmëfinale të Kupës së Botës të vitit 2018 ku humbën nga Kroacia.

Skuadra e Gareth Southgate ka talenta të mëdhenj në sulm, me Harry Kane, Raheem Sterling, Jadon Sancho, Marcus Rashford, Phil Foden e Jack Grealish, dhe Klinsmann thotë se arritja e tyre në gjysmëfinale ishte e pritshme.

Fituesi i Kupës së Botës, Klinsmann tha: “Për mua, Anglia ishte favoritja për titull që nga fillimi. Ata kanë një mbrojtje shumë të mirë dhe përpara ata kanë sulm që mund të shënojnë shumë gola”.

Jurgen Klinsmann pas fitores së Kupës së Botës

Anglia ende nuk ka pranuar në asnjë gol në ndeshjet e tyre deri më tani, Jordan Pickford së bashku me brojtjen që e kanë mbajtur portën angleze të paprekur.

Fitorja më e madhe për Anglinë deri më tani në Euro 2020 ishte mposhtja e Gjermanisë në një turne të madh për herë të parë që prej finales së 1966, duke fituar 2-0 në Ëembley në raundin e 16-ave falë golave ​​të Sterling dhe Kane.

Ishte një tjetër turne zhgënjyes për Gjermaninë, pasi u eliminuan në fazën e grupeve të Kupës së Botës në vitn 2018 dhe u eliminuan edhe në Euro 2020 nga Anglia.

Megjithatë Klinsmann thotë se ata nuk mund të surprizohen shumë, pasi ata u përballën me kundërshtimin që aktualisht është shumë më i fortë.

“Duhet t’i shikoni të gjitha ndeshjet. Dueli me Francën ishte i barabartë, e cila u vendos nga një autogol fatkeq, loja kundër Portugalisë ishte e vështirë, ndaj Hungarisë Gjermania ishin nën stres të jashtëzakonshëm për të barazuar.

“Ndeshja kundër Anglisë mund të kishte shkuar në rrugën tonë me shanset e Timo Werner dhe Thomas Muller, por natyrisht bilanci i përgjithshëm është negativ sepse ne u eliminuam shumë herët në raundin e 16-ave dhe kurrë nuk zhvilluam një nivel të lartë qëndrueshmërie në këtë Kampionat Evropian”.

Kjo i dha fund mbretërimit 15-vjeçar të trainerit që fitoi Kupën e Botës 2014 Joachim Low, dhe Klinsmann, mendon se pavarësisht dështimeve të tij të fundit, ai do mbetët në histori.

“Sigurisht, Kupa e Botës e vitit 2018, vendi i fundit në Ligën e Kombeve dhe Kampionati Evropian 2020 kanë dëmtuar trajnerin gjerman, por titulli i Kupës së Botës në vitin 2014 do të shoqërohet përgjithmonë me trajnerin e ekipit kombëtar Joachim Low “, përfundoi Klinssman.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore