Shëndet

Kit Harington ndjehet i lumtur që pauzoi nga aktrimi për t’i kushtuar rëndësi shëndetit mendor


Kit Harington në rolin e Jon Snow në serinë "Game of Thrones".

Aktori britanik, Kit Harington, beson se ai bëri zgjedhjen e duhur për të bërë një hap prapa nga aktrimi dhe për të hyrë në rehabilitim pas përfundimit të serisë së famshme “Game of Thrones”.

“Kam kaluar disa vështirësi të shëndetit mendor pas ‘Thrones’”.

Kit Harington.

“Edhe gjatë fundit të serialit, të them të drejtën i gjithë problemi mendoj se kishte të bënte drejtpërdrejt me natyrën e shfaqjes dhe atë që kam bërë për vite”, tha aktori 34 vjeç gjatë një interviste për emisionin “The Jess Cagle Show”.

Harington, i cili luajti rolin e Jon Snow në serialin e suksesshëm të HBO-së për tetë vjet, shpjegoi se ai e kuptoi se duhej të frenonte aktrimin për t’u përqendruar në mirëqenien e tij.

Kit Harington në rolin e Jon Snow.

“Unë mendoj se kam bërë një lloj pushimi pas” Thrones, pasi që thashë se ‘Unë nuk dua të punoj për një vit’. Me të vërtetë dua të përqendrohem në veten time dhe jam vërtet i lumtur që e bëra këtë”, ka thënë ai.

Siç edhe kishin raportuar mediat botërore, Harington, ishte tërhequr nga “Game of Thrones” dhe fitimet me shuma marramendëse, për tu rehabilituar në qendrën “Connceticut Prive Swiss”, pas problemeve të tij të theksuara me stres dhe alkool.

E gjithë kjo ndodhi pak ditë para finales së madhe të serisë, kur ai kishte qenë në një bar në gjendje të eskaluar nga përdorimi i tepruar i alkoolit.

Pronari i lokalit më vonë tha në një deklaratë se ndërsa Harington ishte i dehur dhe iu kërkua të largohej, ai u kthye për të paguar çekun e tij dhe la një bakshish të madh.

“Banakierët që i shërbyen të dy thanë se ai ishte në fakt një djalë shumë i mirë,” tha pronari.

Tani, Harington tha se është gati të kthehet në aktrim, megjithëse planet e tij u pezulluan kur pandemia COVID-19 përfshiu globin.

“Duke u kthyer në punë dhe duke vendosur se çfarë të merrni dhe çfarë të zgjidhni, e dini, nuk mund ta parashikonit pandeminë, kështu që pikërisht kur doja të kthehesha në punë, pandemia goditi”, tha ai.

Sidoqoftë, disa të mira dolën nga pandemia për Harington dhe gruan e tij, Rose Leslie.

“Ajo që na u dhurua ishte koha e detyruar së bashku. Dhe për shkak të kësaj, ne përfunduam që të kishim një fëmijë”.

“Kjo është gjëja kryesore që doli nga pandemia për mua. Kam pasur një përvojë mjaft të thellë dhe të mahnitshme gjatë këtij viti e gjysmë të fundit”, ka përfunduar ai.

Rose Leslie dhe Kit Harington.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore