Kultura

Kisha e Marmiroit, thesar i Shqipërisë


I njohur si një vend fanatik, Riviera e Shqipërisë, veç të tjerash, ruan një kishë të shkëputur nga gjithçka tjetër. Ajo është e pozicionuar në një vend të tillë, që ia vlen të eksplorohet.

Të shpërndara në të gjithë vendin, nëpër male të larta apo anës detit, gjenden monumente të pabesueshme me vlerë historike, kisha apo vendbanime arkeologjike të antikitetit. Disa prej tyre mund të vizitohen më lehtë se të tjerët, por zakonisht, sa më i vështirë të jetë rrugëtimi, aq më ndjellës bëhet dhe monumenti. Kisha e Marmiroit është pa dyshim një nga shtigjet më pak të rrahura nga turistët. Është pikërisht kjo arsyeja se përse kjo kishë e shekullit XII është kaq unike.

Mbi kishën

Kisha e vogël është një monument kulture. Tashmë ajo mbrohet si vend i trashëgimisë kulturore. Për herë të parë na shfaqet në shënimet historike që datojnë në vitin 1307. Si kishë, ka disa ngjashmëri arkitekturore me disa kisha në Bullgari apo në rajon. Sipas disa studiuesve, ndërtimi i saj mund të ketë ndodhur në shekullin XII apo ka dhe teori që e çojnë ndërtimin e saj në shekullin X.

Kisha është e pasur me piktura fetare, të cilat veshin murin e saj. Ajo dominohet nga nuanca me ngjyra të hapura. Legjenda thotë se e mori emrin nga gurorja e mermerit që dikur thuhet se gumëzhinte në këtë zonë.

Arkeologë shqiptarë dhe të huaj tregojnë së disa nga materialet ndërtuese të kishës janë marrë nga qyteti antik i Orikumit.

Për të mbërritur te kjo kishë e vogël duhet pak mund dhe shpirt aventuresk. Pasi të lini qendrën e Orikumit e të jeni rrethuar në sfond nga malet e gadishullit të Karaburunit, do shihni këtë mrekulli. E gjitha ngjan me një eksperiencë sureale, ku deti, malet dhe qetësia përreth gërshetohen mrekullisht. Fushat që rrethojnë kishën përdoren shpesh si kullota nga barinjtë, të cilët mbajnë aty pranë kopetë e deleve dhe lopëve. Barinjtë apo banorët e zonave përreth janë përherë miqësorë me turistët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore