Lajme

Kina nuk pranon akuzat për trajtimin ndaj ujgurëve


Kina është kundërpërgjigjur ndaj kritikave të shtuara të Perëndimit mbi trajtimin që Pekini po u bën minoriteteve etnike në rajonet Xinjiang dhe Tibet. Shqetësim është shprehur gjithashtu për qytetarët e ish-kolonisë britanike të Hong Kong-ut.

“Bashkimi Evropian, Birtania, SHBA-ja, Gjermania dhe Kanadaja, kanë abuzuar me këtë forum duket hedhur akuza ndaj Kinës”, deklaroi Chen Xu, ambasador i Kinës pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

“Akuzat janë të pabaza. Ato thjesht interferojnë me politikën e brendshme të vendit tonë. I mohojmë kategorikisht të gjitha akuzat”.

Më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pati deklaruar se “administrata Biden do të denoncojë mizoritë në Xinjiang”.

Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, të hënën e 22 shkurtit denoncoi torturën e raportuar. “Kemi të dhëna për punë të forcuar dhe sterilizime masive në Kinë. Të gjitha këto ndaj ujgurëve myslimanë. Kjo ngjarje është në shkallë industriale”.

Reagim ka pasur edhe nga kreu i Politikave të Jashtme të BE-së, Josep Borrell. “Shefi i OKB-së për të drejtat njerëzore, Michelle Bachelet, duhet të lejohet të vizitojë rajonin Xinjiang. Raportimet për keqtrajtimin e ujgurëve duhen hetuar”.

Pavarësisht këtyre thirrjeve, Kina vazhdon të jetë e mbyllur ndaj inspektimeve. “Shtetet që janë prononcuar kështu kanë fabrikuar dhe shpërndarë gënjeshtra. Do t’i injorojmë të gjitha çfarë janë thënë”.

Një artikull i agjencisë së lajmeve CNN është publikuar më 19 shkurt 2021. Aty tregohen dy histori nga kampet ujgure në Xinjiang, në të cilat pretendohen tortura të tmerrshme ndaj komunitetit ujgur dhe atij mysliman në Kinë.

Perëndimi ka qenë në bllok për këtë çështje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore