Kim kandidatëve të Berishës: Çfarë po u premtoni votuesve nëse sponsorizuesi juaj është dikush non-grata?
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter ka drejtuar disa pyetje për kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, që janë në garë për zgjedhjet e 6 marsit.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur “non- grata” për korrupsion domethënës, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do të jenë pronarët juaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni kundrejt tyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, shkroi Kim në Twitter.
Questions for candidates: If your main sponsor is someone designated by the US for significant corruption, what exactly are you promising voters? Who will own you if you win and what will you owe them? What should Albanians expect? What should the US expect?
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 21, 2022
Në një postim në Twitter, Blinken-i shpërndau lajmin.
“Po e adresoj zyrtarisht Sali Berishën dhe familjen e tij si të papërshtatshëm për t’u futur brenda SHBA-ve. Mbetemi të bashkuar në luftën kundër krimit të organizuar me partnerët tanë shqiptarë”.
Edhe pse KQZ nuk e regjistroi nismën e Sali Berishës në zgjedhjet e 6 marsit- pasi logot dhe simboli me të cilët përfaqësohet, i përkasin Partisë Demokratike (PD)- kandidatët e Komisionit të Rithemelimit do të kandidojnë si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’