Lajme

Kica-Xhelili: S’ndihem e fyer e lëre më e dobësuar


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas të LDK-së, u përgjigjur kritikave për largimin e saj nga Partia Guxo.

“Ditët që shkuan të tjerët u munduan që ta tregojnë të vërtetën time që nuk ka të bëjë fare me mua. Dhe jam e bindur se nuk do të jetë hera e fundit sikurse jam e bindur se jam larg shumë larg e të qenit gruaja e vetme në këtë sallë që dikush tjetër u mundua të tregojë biografinë e saj”, tha Xhelili.

Ajo ka theksuar se “nuk ndihem e fyer e lëre më e dobësuar nga kushdo që mendon se biografi e një gruaje në Kosovë mund të tregohet nga të tjerët”.

“Nuk do të lejoj që biografia e secilës grua në Kosovë të reduktohet nga shoqëria dhe sistemi i drejtësisë”, ka thënë Kica-Xhelili.

U desh të largohesha – Rrëfimi i Doarsa Kica-Xhelilit

Ndërsa bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk e di arsyen pse deputetja Kica-Xhelili iku nga partia Guxo.

“Unë deputeten Kica-Xhelili e kam parë si një deputete me shumë perspektivë, e kam parë si një deputete që edhe para zgjedhjeve i ka pasur komentet, argumente të ngjashme, qoftë me Presidenten Osmani, qoftë me atë çfarë unë kam shkruar në të kaluarën”, tha Gërvalla të martën.

Më 8 shtator, Kica-Xhelili kishte shpjeguar se përse doli nga Lista Guxo dhe u anëtarësua në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo kalimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e argumenton me shpjegimin se LDK ka pësuar reforma.

“Aktualiteti ndryshon. Ndryshon rrjedha, dyshojnë ngjarjet, ndryshojnë rrethanat dhe ndryshon konteksti. Unë kam hyrë në Listën Vjosa, me besimin se kam çka të jap. S’ka qenë shumë e rëndësishme ku, por momentumi. Kam pasur bindjen absolute se Osmani kishte çka të ofronte. Ajo u zgjodh presidente, e kemi ditur, por e kemi ditur se më nuk do të jetë njëjtë”, tha ajo.

“Kishte gjëra që na diferenconin, por ato nuk u shfaqen qysh nga fillimi. Ne i dhamë një mundësi. Unë e kam ofruar dhe zyrën time në Kuvend dhe si Guxco kam dashur të takohemi dhe të kuptojmë si qëndrojmë si iniciativë politike. Ta dimë si qëndrojmë ne dhe për çka qëndrojmë ne”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore