Sport

Kiana Kryeziu zë vendin e 49-të në LOD “Pekini 2022”


Kiana Kryeziu hyri në histori, duke u bërë vajza e parë nga Kosova që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.

Skitarja 17-vjeçare debutoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Kiana arriti që të pozicionohet në vendin e 49-të nga 82 garues gjithsej sa ishin pjesëmarrës në këtë disiplinë.

Koha e saj pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 42.19 sekonda.

Pavarësisht rezultatit, vetë kualifikimi në LOD “Pekini 2022” është arritje e madhe për Kianën, e cila ka të ardhme të ndritur.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon paraqitjen e Kianës dhe arritjen e saj deri në LOD, derisa i dëshiron fat dhe suksese në karrierën e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore