Lajme

Këshilltari i Osmanit thotë se do të dështojë retorika militariste e Vuçiç-it


Këshilltari i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tensionit në dy pikat kufitare me Serbinë duke thënë se këto “retorika militariste” të presidentit serb do të dështojnë.

Lajmi u bë i ditur nga Blerim Vela, duke cituar statusin e tij në median sociale “Twitter”.

Sipas tij, sonte po shihet në veri të Kosovës “një fotokopje e librit të lojërave të Putin-it nga regjimi i Vuçiçit të Serbisë”.

“Hapësira e informacionit është e përmbytur me gënjeshtra që kërkojnë të përhapin frikë, duke pretenduar në mënyrë të rreme se serbët në Kosovë po persekutohen duke rritur retorikën militariste. Ai do të dështojë!”, garanton zyrtari kosovar në reagimin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore