Shqipëria

Këshilli i Lartë Gjyqësor heq masat anti-COVID për pjesëmarrjen në Gjykata


Këshilli i Lartë Gjyqësor i është drejtuar me një shkresë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të enjten e 12 majit dhe gjithë Gjykatave të tjera që, bazuar në Aktin Normativ “Për Masat kundër COVID-19″, të ndryshuar, urdhëroi që të marrin masat për transparencën ndaj publikut dhe medias.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, organi kompetent për marrjen e masave kundër COVID-19, vendosi të shfuqizojë urdhrin nr.351, datë 29 maj të vitit 2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

Ky vendim erdhi pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi se janë reduktuar ndjeshëm raste me COVDI-19.

Për pasojë, ajo hoqi të gjitha kufizimet e vendosura dy vite më parë.

GJKKO-ja i ishte drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë për marrjen e këtyre masave, në mënyrë që të reflektonte në masat që duhet të merren lidhur me zhvillimin e gjykimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore