Gatimi

Kekë të vegjël, në prag fundjave


Gatuani ëmbëlsirat e shijshme dhe të buta, që vinë në formën e kupave. Receta më e hershme e tyre – viti 1796, u përgatit nga amerikania Amelia Simmons, e cila i quajti “kekë të lehtë, pjekur në gota të vogla”. Përgatiten shpejt dhe mund të kombinohen me fruta dhe përbërës të ëmbël.

Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përbërësit: 250 gr gjalpë, 250 gr sheqer, 250 gr miell, 100 gr pluhur bajamesh, 1 e 1/2 lugë kafeje fryrës brumi, 4 vezë, 1 bishtajë vanilje.

Përgatitja

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 170 gradë.

Ngrohim në një tenxhere gjalpin derisa të squllet, por jo të lëngëzohet (të shkrijë si vaj).

Përziejmë në mikser sheqerin dhe vezët me shpejtësi mesatare për 4 minuta dhe më pas shtojmë edhe gjalpin e shkrirë (jo të ngrohtë).

Shtojmë miellin, pluhurin e bajameve, fryrësin dhe vaniljen, duke i kaluar më parë në sitë. Vazhdojmë t’i përziejmë dhe për 2 minuta.

Mbushim format/kupat, por jo plot, pasi brumi do të fryhet. I pjekim për 20-25 minuta në temperaturën 175 gradë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore