Jetesë & Stil

Kate Middleton izolon vetën pas kontaktit me një person të infektuar me COVID-19


Kate Middleton, Dukesha e Cambridge

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka vendosur të izolohet pasi një nga personat me të cilët ajo kishte kontakte së fundmi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ani pse, Kate, nuk ka akoma ndonjë simptomë të Coronavirusit, ajo po vazhdon të ndjek udhëzimet e qeverisë duke u vetëizoluar në shtëpi, tha një zëdhënës i Pallatit Kensington në një deklaratë për CBS News.

Ndërkohë, javën që lamë pas, Middleton, mori pjesë në turneun e futbollit “Euros” dhe turneun e tenisit “Wimbledon”, teksa para se të shkonte kishte rezultuar negative në testin COVID-19.

Izolimi i saj erdhi menjëherë pas daljes së saj publike në “Wimbledon”, ku ishte e shoqëruar me Dukën e Kentit si dhe tenistin më të suksesshëm britanik, Tim Henman.

Edhe gjatë pjesëmarrjes së saj nëpër turnetë sportiv, Kate, respektoi rregullat kundër Coronavirusit ndërsa kishte vënë maskën në të dy ndeshjet.

Përveç shikimit të ndeshjeve, Kate vizitoi vendin sportiv dhe u takua me stafin e Wimbledon në muzeun dhe kuzhinën e stadiumit.

Këtë javë, ajo kishte planifikuar të merrte pjesë në ngjarjet që shënonin 73 vjetorin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar me burrin e saj Princin William.

Tifozja e zjarrtë e tenisit gjithashtu do të humbasë finalet e ardhshme të këtij sporti në “Wimbledon” fundjavën e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore