Sport

Katari afër përfundimit të stadiumeve për botërorin e vitit 2022


Al Thumama, stadiumi i sapondërtuar në Katar

Katari së shpejti do të hapë stadiumin e tyre të gjashtë për Kupën e Botës së vitit 2022.

Stadiumi Al Thumana në Katar

Shteti i Katarit do të hap stadiumin Al Thumama, i cili do të jetë i gjashti nga tetë stadiumet e ndërtuar për turneun më të madh të futbollit, dhe kapaciteti i stadiumit do jetë për rreth 40,000 tifozë.

Stadiumi Al Janoub në Katar

Al Thumama do të hapet më 22 tetor, dhe ndeshja e parë që do të mbahet, do të jetë finalja e Kupës “Emir” mes Al Sadd të Xavi Hernandez dhe Al Rayyan, të Laurent Blanc.

Stadiumi Khalifa International në Katar

Tani ka vetëm dy stadiume të tjera që do të hapen zyrtarisht, Ras Abu Aboud dhe Stadiumi Lusail, i cili do të presë finalen e Kupës së Botës.

Stadiumi Ahmad Bin Ali në Katar

Stadiumet që tashmë kanë hapur dyert janë stadiumet Khalifa International, Al Janoub, Education City, Ahmad Bin Ali dhe Al Bayt, të cilët së shpejti do të ndiqen nga Al Thumama.

Stadiumi Al Bayt në Katar

Ky terren i fundit do të presë çerekfinalet e Kupës së Botës si dhe Kupën Arabe FIFA e cila do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti.

Stadiumi Education City në Katar

Kujtojmë se Botërori i ardhshëm do të mbahet në vitin 2022 gjatë dimrit, për shkak të temperaturave të larta në Katar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore