Pajisje

Karakteristikat shtesë të Amazon Echo


Altoparlanti Amazon Echo mund të kryejë edhe funksione të tjera përpos mbulimit të shtëpisë me muzikë sipas CNet, faqe dedikuar teknologjisë.

Përmes Amazon Echo mund të transmetohen tinguj prej televizorit. Për ta realizuar këtë nevojitet lidhja e pajisjes Echo me një televizor inteligjent i cili përdor Bluetooth-in ose një TV Fire për t’u lidhur. Më tej, mjafton të thuhet “Alexa lidhu” për të realizuar lidhjen me pajisjen dhe “Alexa shkëputu” për ta ndërprerë lidhjen.

Altoparlanti mund të ndihmojë që përdoruesit të kujdesen për një të afërm. Ai zotëron një tipar të quajtur Alexa Care Hub i cili lejon monitorimin e të afërmëve dhe marrjen e njoftimeve mbi aktivitetin e tyre. Duke ndjekur udhëzimet e opsionit Care Hub te seksioni See More, përdoruesi do të marrë një e-mail lidhur me kodin e konfigurimit dhe më tej vazhdon aktivizimin e opsionit.

Pajisja inteligjente mund të ndihmojë edhe në gjetjen e çelësave përmes lidhjes me pajosjen  RFID. Një mënyrë tjetër është të lihen çelësat diku dhe menjëherë të aktivizohet Echo për të njoftuar se ku janë vendosur ato.

Një tjetër karakteristikë e altoparlantit është komunikimi me kafshët shtëpiake duke mjaulluar ose lehur. Kjo realizohet duke thënë “Alexa mundëso Meow ose Bark”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore